Belgjika i kthen azilkerkuesit, tani preferohet Zvicra
Albeu.com
Është rritur numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në Zvicër, publikoi “Swissinfo”. Sipas shifrave të Zyrës federale për migrim, 166 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në Zvicër gjatë muajit shkurt, thuajse trefish ...
... më shumë se gjatë tërë vitit 2009 dhe nëntëfish më shumë se sa në janar të vitit 2010.

Autoritetet zvicerane në shkurt kanë marrë gjithsej 1 176 kërkesa për azil. Numri më i madh i tyre është nga Maqedonia, ndërsa pas saj vendin e dytë e zënë azilkërkuesit nga Eritrea, ndërsa të tretin ata nga Nigeria, transmeton Makfax.
Pas pezullimit të regjimit të vizave me vendet e zonës së Shengenit, më 19 dhjetor të vitit 2009, Belgjika u përball me numër të rritur të kërkesave për azil nga shtetasit e Maqedonisë. Siç lajmëruan sot autoritetet në Bruksel, prej 10 marsit do të fillojë kthimi i organizuar i azilkërkuesve.
Shtuar më 06/03/2010, ora 03:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori