Bejta: Rufi Osmani eshte pergjegjes per ngjarjet e 97-tes
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta fajëson ish-kryetarin e kësaj komune, Rufi Osmani për ngjarjet e të vitit 1997 në Gostivar.
Ai tha se Rufi Osmani shkaktoi gjakderdhjen vetëm e vetëm për të ardhur në krye të Partisë Demokratike Shqiptare përmes rrëzimit të udhëheqësisë së atëhershme të kësaj partie. Për të gjitha këto veprime, Osmani dëshiron të rehabiliteohet përmes kandidaturës së tij për kryetar të komunës, tha Bejta në nje intervistë për Alsat.

“Është paraqitur si kandidat i pavarur Rufi Osmani, për çka nuk kam asgjë kundër. Por ai del qesharak me kandidaturën e tij. Ai donë ta rehabilitojë vetveten nga ndodhitë që i shkaktoi më 1997-tën, ku me dëshirën e tij u bënë ndodhitë e 97-tës. Ai në atë kohë kishte për qëllim që ti eliminojë nga skena politike udhëheqësit e PDSH-së, që vetë të vije në krye të asaj partie. Ai është politikan që me manipulime dëshiroi të merr pozita udhëheqëse dhe shkaktoi tragjedinë e Gostivarit ku ranë tre dëshmorë, me qindra u burgosën dhe torturuan, ne mesin e tyre jam edhe unë dhe familja ime që jam torturuar”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzad Bejta. (alsat)
Shtuar më 24/11/2008, ora 00:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori