"Bëjmë s*ks, ose të nxora videot nudo", arrestohet shqiptari në Greqi
Një 22-vjeçar ka rënë në pranga e policisë greke, për shkak se akuzohet se ka shantazhuar një vajzë.

I riu shqiptar dyshohet se zotëronte disa video nudo të vajzës 16 vjeçare dhe e shantazhonte se nëse nuk do të kryente marrdhënie seksuale me të do ti publikonte videot.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Messinit dhe mësohet se dy të rinjtë ishin njohur fillimisht në Instagram, dhe fillimisht komunikimi ka qenë mjaft intesiv.

Por me kalimin e kohës, shqiptari është bërë agresiv ndaj të miturës, dhe kërkonte me ngulm që ajo ti bindej për marrdhenie seksuale.

Madje në disa raste i riu ua kishte derguar foto miqëve të përbashkët, çka solli edhe denoncimin nga vajza e mitur.

22 vjeçari u arrestua me disa akuza, kërcënimin në mënyrë të përsëritur, marrëdhenie me te mitur dhe posedim dhe prodhimin e pornografisë së fëmijëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori