Behxhet Pacolli rizgjidhet kryetar i AKR
Albeu.com
Partia e tretë më e madhe opozitare në vend ajo e AKR–së së Behgjet Pacollit, po mban Kuvendin e tretë zgjedhor të saj, nga i cili pritet të zgjedhet kryetari dhe këshilli drejtues.Në pranin e shumë mysafirëve vendor dhe ndërkombëtarë, lideri i AKR – së, Behgjet Pacolli, premtoi se AKR – ja do të punojë për një Kosovë ku institucioni do të shkojë tek qytetari, për një Kosovë me ekonomi të zhvilluar, dhe jetë dinjitoze të qytetarëve të vet.

“Unë së bashku me ju në nëntor të këtij viti do të dalim për herë të dytë në zgjedhje. Unë dhe ju do t’u tregojmë qytetarëve se çka do të bënim më mirë dhe më shumë se sa të tjerët. Do tu tregonim se çka do të punonim më mirë se ata të LDK – së në Prishtinë, të PDK – së në Gjilan dhe ata të AAK – së në Pejë. Do t’u tregojmë qytetarëve se AKR – ja din të punojë më mirë, më transparente dhe më përgjegjëse” tha ai.

Në emër të Qeverisë punimet e kuvendit të tretë të AKR – së i përshëndeti, zv.kryeministri, Hajredin Kuqi. Sipas tij AKR- ja ka sjellë një freski në skenën politike në vend dhe ka qenë partnerë i fuqishëm në të gjitha ngjarjet e rëndësishme për Kosovën.

”Ne çmojmë rolin e partive opozitare në vend e në veçanti të AKR – së për rolin e tyre konstruktiv dhe mund të them se PDK – ja e ka dorën e zgjatur të bashkëpunimit për të gjitha partitë në vend”, tha Kuçi. AKR – ja si parti politike ekziston që nga fillimi i vitit 2006 dhe përfaqësohet me 13 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Shtuar më 13/07/2009, ora 00:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori