Bëhuni gati për të nxehtin afrikan, sa pritet të shënojë termometri nesër
Shqipëria këtë javë do të jetë në ndikimin e rrymave ajrore të nxehta afrikane. Nesër, termometri pritet të ngjitet deri në 37 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në vendet malore dhe bregdetare 33-34 gradë.

Për pushuesit, sipas sinoptikanëve, problem do të jetë era që do të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Sipas Sherbimit Meteorologjik, “ditën e merkurë do të mbizotëroj mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të jetë nga veriperëndim me shpejësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 17°C deri në 34°C
vendet e ulëta 18°C deri në 37°C
vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”
Shtuar më 21/07/2020, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori