Bëhuni gati për një fundjavë pranvere! Ky do të jetë moti për sot dhe nesër
Dita e sotme ka nisur si një ditë vere, me temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin.

Kjo situatë pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme ndaj bëni mirë të dilni dhe të shijoni këtë fundjavë pranvere.

Moti

Sot pasdite (e shtunë, dt.10) nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Nesër priten të fillojnë reshje të dobëta në orët e vona të darkës, në qarkun e Shkodres dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

bregdet: 8 / 18 °C

në vendet e ulëta: 6 / 18 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C.

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore. /albeu.com/

Shtuar më 10/03/2018, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori