Edhe pse në zonat e ulëta
temperaturat kanë qenë normale për muajin dhe stinën, duket se
reshjet e dëborës do të nisin.
Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
reshjet e dëborës do të nisin në zonat malore.
Ja parashikimi i motit:
Reshjet
Pasdite dhe
nesër reshjet priten të
dobëta ose lokalisht të
dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri në lartësitë mbi 1500m mund të ketë reshje të
dobëta dëbore.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 21 °C
në vendet e ulëta: 8 / 20 °C
në vendet malore: 1 / 14 °C
Era
Sot
pasdite dhe
nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.
Zjarret në pyje
Pasdite dhe
nesër shumica e qarqeve pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut për zjarre, ndërsa 3 qarqe do të kenë nivele rreziku ‘i ulët’.
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Shtuar më 24/10/2018,
ora 22:11