Bëhuni gati, ja kur do të fillojnë reshjet e borës në Shqipëri
Pëlqej
Meteorologët parashikojnë që javën e ardhshme do të kemi edhe flokët e para të dëborës që i paraprijnë sezonit të ardhëm dimëror.

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor. Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe kryesisht të hënën kur priten shira në të gjithë vendin. “Në zonat Lindore shfaqet mundësia për reshje dëbore në data 22 – 23 tetor”, parashikon Meteoalb.

Temperaturat

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).
Shtuar më 17/10/2018, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori