Bëhen gati 30 qeli burgu VIP, priten arrestime ish-ministrash
Reforma në drejtësi pritet që në ditëtvijim të japë frytet e para.

Nga sot policia e Shtetit pas ndryshimeve ligjore të bëra për shkak të reformës ka më shumë kompetenca në hetimin e korrupsionit dhe zbardhjen, apo drejtimin e një investigimi të plotë ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit.

CityNews shkruan duke iu referuar burimeve nga drejtoria e Pëgjithshme e Burgjeve se janë bërë gati 30 qeli tek burgu 313, si masë e parë për arrestimet e pritshme të personave VIP.

Të njëjtat burime theksuan se në ditëtvijim pritet të ketë një furtunë arrestimesh edhe të “peshqve” të mëdhenj.


Mësohet gjithashtu se policia prej disa ditësh ka filluar një operacion të gjerë ani-trafik. Ndërkohë disa dosje me krim ekonomik dhe korrupsioni janë në duart e oficerëve të policisë, të cilët nga sot pritet të fillojë të jenë në një monitorim të fortë ndërkombëtar, për t’i investiguar dhe çuar në përfundim dosjet e hetimit për personat VIP, të cilëve tashmë iu kanë përgatitur edhe qelitë e paraburgiomit në burgun 313.
Shtuar më 12/09/2017, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori