Befason Rama, u kërkon gjak deputetëve e ministrave
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij sot para grupit parlamentar të PS-së, u është drejtuar deputetëve me një kërkesë detyruese për dhurim gjaku.

“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku.

Në cdo vit kemi bërë dhurimin e gjakut, e para bën mirë për trupin, por përpos kësaj është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak.

Kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit të bëjë një seancë të dhurimitgjakut nga grupit, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak.

Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimitgjakut”- tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori