Është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me Dua Lipën? Rrëfehet Ledri Vula

Artisti Ledri Vula ka rrëfyer nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ai është shprehur që do të jetë pjesë e tregut shqiptar dhe jo atë ndërkombëtar, pasi nuk do të jetë larg familjes.

A je penduar që vazhdove lidhjen me Dua Lipën sepse kjo mund të të kishte futur në një treg ndërkombëtar?

“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.

Ledri Vula gjithashtu ka zbuluar mesazhin që ka marrë nga Dua Lipa.

“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumin na ka shkruar Dua Lipa”, tha Ledri./tch