Beer: Plani i Ban Ki-Moonit do te destabilizoje Ballkanin
Pëlqej
Albeu.com
Europarlamentarja e Gjelbër, Angelika Beer, ka kritikuar ashpër vendimin e Këshillit të Sigurimit për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë, sipas planit të Ban Ki-Moonit.
"Ky vendim do të ketë si pasojë ndarjen e Kosovës, të përgatitur nga OKB-ja në bashkëpunim me Beogradin. Kombet e Bashkuara po bëhen kështu përgjegjëse për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor", tha deputetja e gjelbër në një takim me gazetarët në Berlin.

Vendimi, sipas saj, është shenjë e paaftësisë së OKB-së dhe e një strategjie të gabuar evropiane kundrejt Serbisë. "Ne deri tani vazhdimisht kemi ofruar bonbone, si perspektiva për kandidat në vitin 2009 duke e lënë mënjanë pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, kjo është një strategji e gabuar", tha ajo.

Sipas Beer plani i Ban Ki-Moonit për shtrirjen e misionit të BE-së në Kosovë do të ketë si pasojë destabilizimin e të gjithë Ballkanit. "Ndarja faktike e Mitrovicës së veriut mund të ketë pasoja për shqiptarët që jetojnë në Serbi, në Preshevën e Jugut. Ata mund të kërkojnë t'i bashkohen Kosovës", shtoi ajo/

Kritikë ka ushtruar politikania e të gjelbërve edhe ndaj rolit pasiv të Gjermanisë në rajon. Gjermania, sidomos si kryetare e radhës së BE-së, sipas saj, nuk arriti një strategji të përbashkët evropiane ndaj të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Politikania gjermane Angelika Beer është anëtare e Komisionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian dhe e viziton rregullisht Kosovën. Ajo ka ndërmjetësuar partneritetin e sapo vendosur mes një shkolle në Rahovec dhe një shkolle profesionale në landin e Shlesvig-Holshtajnit (Schleswig-Holstein) në Gjermani. (dw)
Shtuar më 27/11/2008, ora 21:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori