Lajm i mirë: Franca nis të marrë frymë, 389 viktima 24 orët e fundit

Franca ka regjistruar 389 jetë të humbura në 24 orët e fundit, duke e çuar në 22,245, numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi. Një ditë më parë ishin 516 të vdekur.

Kjo tregon se situata në Francë po sheh përmirësim.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 1,645 njerëz të infektuar me koronavirus. Me ta, ka shkuar në afro 159,828 numri total i të prekurve.

Aktualisht janë gjendje kritike 4,870 pacientë, kurse 94,090 të tjerë janë nën mbikëqyrje mjekësore.


Shtuar 24.04.2020 19:20