BE zyrtarizon largimin e ambasadorit Sequi
Ambasadori Ettore Sequi do të largohet nga zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Përmes një deklarate për shtyp, zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë shprehet se Sequi pritet të marrë një pozicion kyç në Ministrinë e Jashtme italiane.

“Ambasadori Ettore Sequi do të largohet së shpejti nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për të marrë nje pozicion kyç në Ministrinë italiane të Punëve të Jashtme. Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton dhe Komisioneri Stefan Fule e falenderojnë z. Sequi për punën e tij të shkëlqyer dhe i urojnë suksese në detyrën e tij të re” thuhet në deklaratën për shtyp.


Diplomati italian ka shërbyer, ndër të tjera, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Afganistan, ka dhënë një kontribut domethënës në afrimin e Shqipërisë me BE-në. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2014, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori