Bashkimi
Evropian u bën thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës
Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.
Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit
Evropian, Maja
Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate
Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.
Zonja Kocijancic tha se
zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.
Shtuar më 14/11/2019,
ora 18:37