Berisha i zbraz zyrën Bashës (FOTO LAJM)

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha është futur menjëherë në veprim, duke i zbrazur zyrën.

Nga pamjet e siguruara nga albeu.com, shihet tavolina dhe raftet të gjitha bosh.

Kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës, Gjykata Kushtetuese njohur dhe ndryshimet statutore të ndërmarra nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga Berisha.

Pak orë pas vendimit, ditën e djeshme, Berisha dhe grupi i tij shkruan në selinë blu ku zhvilluan një takim me kryetarin e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi. Më vonë të premten Berisha zhvilloi dhe një mbledhje me grupin e  tij dhe ajo që ra në sy ishte se ai u ul në vendin e Bashës.

Kujtojmë se përveç zbrazjes së zyrës së Bashës ka nisur dhe heqja e dyerve të blinduara./albeu.com


Shtuar 26.03.2022 20:14