Aksident i rëndë në aksin Memaliaj – Mallakastër, italiani merr makinën me qira dhe përmbyset

Aksident automobilistik në aksin Memaliaj-Mallakastër. Një automjet del nga rruga dhe përplaset me karaxhatën anësore metalike.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur Mogila gati 4 km nga qyteti i Memaliajt. Automjeti është i marrë me qera nga një shtetas italian, dhe ka dale nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit.

Drejtuesi i mjetit i cili po vinte në drejtimin jugor, ka pësuar lëndime serioze dhe është transportuar menjëherë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje./albeu.com