BE, tryezë për Konferencën e Gjyqësorit
Zhvillohet sot në Tiranë Tryezë e Rrumbullakët për ndryshimin e ligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Tryeza organizohet me nismë të EURALIUS, (Misioni i Ndihmës Europiane në Sistemin Shqiptar të Drejtësisë) ndërsa në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të të gjitha institucioneve që janë të interesuara për këtë reformë.

Të pranishëm në tyrezë do të jenë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatave të Rretheve, anëtarë të KLD-së, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe Të Drejtat e Njeriut, organizata ndërkombëtare si edhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Ettore Sequi si dhe Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori