BE thirrje Prishtinës dhe Beogradit për ide të reja deri në takimin e 20 nëntorit
Pëlqej
Albeu.com
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vijnë me ide të reja që mund të çojnë në gjetjen e një zgjidhje të negociuar për statusin në takimin e rradhës në Bruksel në 20 nëntor.Zyrtarët evropianë kërkojnë nga Prishtina e Beogradi, që në takim të jenë më krijues për të mundësuar zgjatjen e takimit të fundit në 26 nëntor. Ata kanë thënë megjithatë se kohëzgjatja e tij, varen plotësisht nga rezultati i bisedimeve paraprake në Bruksel.
Sipas BBC-së, zyrtarët megjithatë thonë se takimi mund të zgjasë tre ditë.

BE-ja, kanë thënë burimet e afërta me të, po këmbëngul në gjetjen e një zgjidhje të negociuar mes palëve. Brukseli megjithatë, e ka bërë të qartë se procesi i bisedimeve shtesë mes Prishtinës dhe Beogradit, përfundon në 10 dhjetor.

Zyrtarët evropianë i kanë thënë BBC-së se takimi i 26 nëntorit, që shënon edhe takimin e fundit, mund të zgjasë deri në tri ditë nëse palët do të hedhin ide të reja që në takimin e rradhës. Takimi disaditor i mundshëm, do të drejtohej nga Treshja Ndërkombëtare e Grupit të Kontaktit, 'vetëm nëse do të ketë lëvizje thelbësore të palëve drejt një marrëveshjeje të negociuar'. Zyrtarë të lartë evropianë kanë thënë se po presin që Prishtina e Beogradi, në takimin e rradhës 'të qasen në mënyrë më krijuese' dhe të ofrojnë ide që mund të çojnë drejt gjetjes së një zgjidhje të negociuar.
Shtuar më 09/11/2007, ora 20:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori