BE te mbaje gjalle shpresat e Ballkanit
Albeu.com
“Politika e zgjerimit të BE-së nuk duhet të ndërpritet me çdo kusht”, tha presidenti i Serbisë, Boris Tadic në konferencën e udhëheqësve rajonalë, e cila u zhvillua në Sarajevë, në prag të samitit BE-Ballkan, i cili do të zhvillohet më 2 qershor në po këtë qytet.
Tadic në Sarajevë u takua me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipovicin, atë të Malit të Zi, Filip Vujanovicin dhe me përfaqësuesin boshnjak në presidencën e Bosnjës, Haris Silajxhicin.

***

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tërhoqi vërejtjen se kriza financiare, me të cilën po përballet Europa, nuk duhet të lejohet që të nxjerrë nga binarët shpresën e shteteve të Ballkanit për anëtarësim në BE, në prag të samitit të rëndësishëm, i cili do të zhvillohet në Sarajevë.

“Politika e zgjerimit të BE-së nuk duhet të ndërpritet me çdo kusht”, tha Tadic në konferencën e udhëheqësve rajonalë, e cila u zhvillua në Sarajevë, në prag të samitit BE-Ballkan, i cili do të zhvillohet më 2 qershor në po këtë qytet.

Presidenti i Serbisë i bëri thirrje udhëheqësve të Ballkanit që t’i dërgojnë një porosi të qartë evropianëve, se ndërprerja e procesit të zgjerimit do të ishte një gabim i madh, i cili do t’i shkaktonte dëme të pariparueshme BE-së.
Tadic në Sarajevë u takua me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipovicin, atë të Malit të Zi, Filip Vujanovicin dhe me përfaqësuesin boshnjak në presidencën e Bosnjës, Haris Silajxhicin.

Zyrtarët dhe mediet në gjithë Ballkanit kanë shprehur brengat se kriza e borxheve mund të ngadalësojë procesin e zgjerimit, me anëtarët e ri të cilët perceptohen si kërcënim potencial për stabilitetin financiar të unionit.
Por Tadic insistoi se kriza aktuale, me të cilën po përballen të gjithë, nuk po ndodh për shkak të zgjerimit të BE-së.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të vuajnë nga pasojat e kësaj krize, shtoi ai.
Në fund të takimit në Sarajevë, udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse nënshkruan deklaratën e përbashkët, në të cilën kërkuan nga Europa që të pranojë rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të unionit.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kroacia është më së afërmi anëtarësimit në BE dhe shpreson që këtë proces ta kompletojë deri në vitin 2012. Edhe shtetet tjera të rajonit kanë shprehur dëshirën e tyre për anëtarësim në union, por kanë mbetur prapa në procesin e integrimit.

BE-ja po insiston se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira me fqinjët, nëse dëshirojnë të anëtarësohen në union.

Presidentët e Bosnjës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, që u takuan në Sarajevë, ranë dakord se interesi i tyre i përbashkët strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se do ta ndihmojnë njëri-tjetrin që individualisht t’i bashkohen bllokut 27 anëtarësh.

Ata gjithashtu u bënë thirrje ministrave të jashtëm të BE-së për të rikonfirmuar përkushtimin e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e Sarajevës, që do të mbahet javën e ardhshme.
BE-ja këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore, nëse dëshirojnë anëtarësim. (AFP/express)
Shtuar më 30/05/2010, ora 20:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori