BE: Të gatshëm të sjellim ekspertë për Videon Meta-Prifti
Ilir Meta - Dritan Prifti
Pas idesë së bërë publike nga Dritan Prifti për të marrë ekspertë të tjerë nga Bashkimi Europian për të bërë ekspertizën e videos Meta-Prifti, BE është shprehur i gatshëm të sjellë ekspertët e saj për këtë ekspertim.

Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle Peter Stano deklaroi në një intervistë për mediat shqiptare, se Komisioni vëren progres të vogël në dënimin e korrupsionit të të gjitha niveleve dhe ky sipas tij është prioritet kyç për Shqipërinë.

“Ajo që duhet theksuar është se në merremi me sistemin e drejtësisë shqiptare, e madje në raportin e fundit të progresit mbi Shqipërinë, me lejoni ta citoj, ‘ne vërejtëm progres shumë të vogël në dhënien e provave të forta për hetimin proaktiv, ndjekjen dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet’, çfarë përbën një prioritet kyç për Shqipërinë.

E në këtë aspekt, Komisioni pret që sistemi shqiptar të veprojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe nënjë mjedis të paanshëm. Kjo do të thotë se ne presim që gjyqësori të kërkojë ekspertizën e nivelit më të lartë të mundshëm dhe nëse ekziston nevoja, ne presim që gjyqësori në kuadër të bashkëpunimit legal me partnerët ndërkombëtarë, të kërkojë këshilla në nivel ndërkombëtar me partnerët jashtë vendit”,
- u shpreh Stano duke lënë të nënkuptuar se nëse do të kërkohej nga drejtësia shqiptare ndihma e BE-së ajo do të ofrohej nga ky organizëm. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori