BE: S'ka kushte të reja për negociatat
Pëlqej
Ndërsa në Shqipëria ka zëra se Bashkimi Evropian duhet të mos i hapë negociatat me Shqipërinë, ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka përkujtuar se Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se negociatat duhet të hapen pa kushte.Ajo gjithashtu ka folur edhe pas pretendimeve se në vend do të hapen kampe të refugjatëve.

Nga Malësia e Madhe, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin u shpreh se në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë kamp refugjatësh.

Në lidhje me kushtet që BE i ka vendosur vendit tonë Vlahutin tha se janë reformat dhe jo një kamp refugjatësh.

“Unë nuk loboj për Shqipërinë, unë kam punuar për Shqipërinë në mënyrë që ne të kemi një situatë. KE doli me një rekomandim të qartë se Shqipëria është në një fazë që mund të hapë negociatat pa kushte. Por vendimi u takon shteteve anëtare, të shohim se çfarë do të thonë ata. Vendimi në fund të ditës do të merret nga 28 vendet sepse vendimmarrja në BE është unanime. Me rëndësi për Shqipërinë janë reformat.

Ju duhet të jeni të kënaqur me mënyrën sesi janë bërë reformat për tjetrën duhet të flasim me datë 29.

Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje gjatë javës së fundit dhe i jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë: Jo, nuk ka asnjë plan dhe asnjë përpjekje të tillë për të shkëmbyer me një kusht të tillë, nëse ka kushte janë për mirëqeverisjen. Pra gjithçka që lidhet me zbatimin e ligjit, shtetin e së drejtës, por asgjë që ka të bëjë me emigracionin dhe kampet.

BE nuk synon të vendos kusht për negociatat me Shqipërinë një gjë të tillë. Kushti i vetëm janë reformat”, tha Vlahutin.


Shtuar më 25/06/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori