BE së shpejti emëron të dërguarin për bisedimet 120 ditëshe Prishtin&e
Albeu.com
Zyrtarët evropianë kanë shprehur besimin se në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit, që do të mbahet në Vjenë, do të përcaktohet formati dhe natyra e negociatave shtesë mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. Zyrtarët e BE së kanë konfirmuar edhe njëherë se pritet që të krijohet një i ashtuquajtur trekëndësh BE SHBA Rusi, që do të ndërmjetësonte bisedimet para se të ketë bisedime të drejtëpërdrejta mes palëve. Havier Solana, përfaqësues i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, ka thënë se po këshillohet me presidencën portugeze për të caktuar sa më shpejtë një persomn të përshtatshëm për bisedimet 120 ditëshe Prishinë - Beograd. I pyetur se çfarë profili do të jetë ky zyrtar, Solana u ka thënë gazetarëve se do të përpiqet të gjejë një person të duhur, i cili do të lidhet edhe me të tjerët që do të angazhohen në negociata. "Por ne kemi përgjegjësitë tona, sepse flasim për problemin që i takon Evropës e jo Pacifikut", ka thënë Havier Solana. Ai ka shtuar se do të ishte e papërgjeshme sikur që tani të flitej se çfarë do të bëhet në rast të dështimit të negociatave që priten.
Shtuar më 25/07/2007, ora 17:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori