BE s’mund te detyroje Serbine te njohe Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
Drejtori i Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Stefan Lehne ka deklaruar se BE nuk do të detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës, mirëpo pret bashkëpunim nga ana e saj, në vendosjen e misionit të EULEX-it.
Lehne ka vlerësuar se qëndrimi i qeverisë së re serbe është më pozitiv, dhe ka shtuar se, tanimë po punohet për të gjetur një mënyrë që Beogradi të pranojë vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

"Kosova në shumë aspekte është çështje e pasqaruar, dhe ajo do të paraqesë sfidë të madhe për bashkësinë ndërkombëtare edhe në të ardhmen”, ka thënë Lehne, për të shtuar se BE-ja është e vetëdijshme se Kosova është çështje e ndjeshme për Serbinë.

Lehne ka vlerësuar se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të mundësojë pjesëmarrjen e Kosovës në iniciativat rajonale, sikur edhe t’i inkurajojë serbët e Kosovës që sërish të kyçen në punën e institucioneve të Kosovës dhe kështu, siç është shprehur ai, “t’i japin fund vetë-izolimit”.
Shtuar më 07/11/2008, ora 19:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori