Provat e reja për “21 janarin”, a i frikësohet Berisha arrestimit nga SPAK-u: Jam njeri pa imunitet

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në konferencën e sotme pyetjes nëse i frikësohet arrestimit nga SPAK-u, pas publikimit të audios nga protesta e 21 janarit 2011 ku u vranë katër protestues dhe pas kallëzimit të bërë  nga Ulsi Manja në SPAK dy ditë më parë.

Berisha i cilësoi budallallëqe kallëzimet e Manjës , ndërsa tha se është njeri pa imunitet.

“A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiu, bodigard i Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje, si mundet media të heshtin para këtij superskandali?!”, tha Berisha, duke iu referuar arrestimit të zyrtarit të FBI, i njohur si mik i Ramës.

Kujtojmë se të premten e 20 janarit, gazetari investigativ, Artan Hoxha  nxori një dritë një provë të renë lidhje me rasjen e 4 protestueve më 21 janar të 2011.

Në audio dëgjohen urdhrat e dhëna nga Garda e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa dje, 23 janar, Porokuroria e Tiranës njoftoi se do të nisë hetimet për provat e teja të nxjerra nga Artan Hoxha.

Pak ditë më parë u bënë 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë.

Nisi si një marshim paqësor, por përfundoi me 4 të vrarë. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës në atë kohë, në 21 janar 2011.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë.
Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik./albeu.com/ 


Shtuar 24.01.2023 13:20