Bashkimi
Europian pret progres nga Shqipëria sa i përket procesit zgjedhor të 23
qershorit. Kështu u shpreh gjatë
mbledhjes së Këshillit të pestë të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Komisioneri për zgjerim në Bashkimin
Europian Stefan
Fule.
Fule kërkoi që vendi të vijojë me axhendën e reformave të kërkuara për të bërë të mundur ecjen përpara në rrugën e integrimit.
“Bashkimi
Europian pret progres nga Shqipëria sa i përket procesit zgjedhor. Partitë politike janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23
qershorit. Ne do të dërgojmë ekipe për të vëzhguar
zgjedhjet e
qershorit dhe këto
zgjedhjet do të jenë thelbësore për Shqipërinë” tha
Fule.
Gjithashtu komisioneri
Fule kërkoi një zgjidhje urgjente të situatës së krijuar në KQZ duke shtuar se kjo zgjidhje duhet të arrihet duke zbatuar kodin elektoral.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka theksuar se qeveria është e angazhuar për plotësimin e standarteve në
zgjedhjet e 23
qershorit.
“Do t’i përmbushim të gjitha detyrimet, përfshirë luftën kundër korrupsionit. Tre ligjet duhet të votohen për të marrë statusin. Këshilli në dhjetor na paralajmëoi që këto 3 ligje duhet të votohen.
Zgjedhjet na çojnë në hapjen e negociatave. Me rëndësi është që KQZ-ja i cili është autoriteti kryesor i administrimit të zgjedhjeve të bazohet në balancat politike. Kjo balancë ka ekzistuar në
zgjedhjet e 2011-ës dhe duhet të funksionojë edhe në zgjdhjet e
qershorit duke respektuar kodin elektoral që është shumë i rëndësishëm” u shpreh Bregu.
Shtuar më 23/04/2013,
ora 13:18