BE pranon qe EULEX-i te miratohet ne KS
Pëlqej
Albeu.com
Bashkimi Evropian i ka pranuar kushtet e Beogradit për sistemimin e Misionit të BE-së në Kosovë, deklaroi të premten drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Pierre Mirel."BE ka pranuar se sistemi i EULEX-it duhet të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të jetë neutral ndaj statusit dhe nuk do të ketë lidhje me planin e Martti Ahtisaarit", ka thënë ai.

Këtë deklaratë Mirel e bëri për gazetarët pas takimit me zv/kryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliq. Ai ka shtuar se për këtë shkak është e rëndësishme që të arrihet kompromisi në mënyrë që EULEX të sistemohet në Kosovë dhe të jetë i dobishëm për të gjithë banorët e saj.

Ndërkaq Gjeliq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është arritur marrëveshja me Brukselin për sistemimin e EULEX-it, ka thënë se negociatat po zhvillohen nën patronazhin e OKB-së dhe se "zgjidhja duhet të gjendet në Neë York".

Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë për gjendjen në Kosovën dhe rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara. Një prej çështjeve që pritet të hapet në këtë debat, do të jetë edhe vendosja e EULEX-it, për të cilën po zhvillohen bisedime ndërmjet OKB-së dhe BE-së në njërën anë dhe Serbisë në anën tjetër. (BBC)
Shtuar më 08/11/2008, ora 03:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori