BE planifikon një konferencë të madhe donatorësh për Kosovën
Pëlqej
Albeu.com
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se po planifikohet mbajtja e një konference të madhe donatorësh për Kosovën menjëherë pas zgjidhjes së statusit.Drejtori i Komisionit Evropian për Zgjerimin Michael Leigh i tha "Zërit të Amerikës" se përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për statusin përfundimtar të Kosovës vazhdojnë.
Negociatat ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës aktualisht drejtohen nga Grupi i Kontaktit. "Ne shpresojmë të përkrahim sistemin gjyqësor, sistemin e policisë. Ne do të shkojmë atje me më tepër ndihma ekonomike për modernizimin e Kosovës. Unë isha në diskutime me Bankën Botërore për këtë çështje. Ne jemi të gatshëm të mbajmë një konferencë të madhe donatorësh për të ndihmuar në çështje të ndryshme, përfshirë çështjen e borxhit që është një problem i madh. Pra ne jemi të gatshëm të luajmë një rol shumë aktiv por ne para se gjithash kemi nevojë për një marrëveshje e cila të tejkalonte situatën e tanishme që për ne është e paqëndrueshme", tha ai. Majkëll Li është drejtor i Komisionit Evropian për Zgjerimin.
Shtuar më 06/11/2007, ora 00:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori