BE përshëndet marrëveshjen e 5 Qershorit dhe e pranon që ishte kusht kryesor
BE përshëndeti miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, duke theksuar se është përmbushur një nga kushtet thelbësore për tu anëtarësuar në BE.

"Kjo përmbush një kusht kryesor të Bashkimit Europian..."

Reagimi i Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi: Përshëndes miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo përmbush një kusht kryesor të Bashkimit Europian. Konkluzione: Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen.

Deklarata e Komisionit Europian: BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të aritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të antarësimit me BE, sic është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020.

Parashikimet e reja ligjore, do t’I japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor.

Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të cënojë frymen dhe rezultatet e 5 Qershorit.

Reagimi i Ana Pisonero: BE mirëpret miratimin nga Parlamenti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Shqipëri, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit në BE, siç thuhet në përfundimet e Këshillit të 25 Mars 2020.
Shtuar më 23/07/2020, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori