BE: Pavarësia pas 10 dhjetorit mund të marrë disa ditë, por jo javë apo muaj
Albeu.com
Në konferencë për media anëtarët e Ekipit të Unitetit deklaruan se pavarësia pas 10 dhjetorit mund të marrë disa ditë, por jo javë apo muaj. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se Britania e Madhe do të mbështesë çdo vendim të kosovarëve, i cili merret në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.Ndërkaq Kryeministri Agim Çeku deklaroi se kosovarët dëshirojnë që të ketë një vendim unik të Bashkimit Evropian rreth çështjes së Kosovës. Megjithatë ai ka theksuar se ata nuk do të presin gjatë dhe do të shpallin pavarësinë edhe nëse të gjitha shtetet nuk e njohin atë menjëherë. Duke komentuar deklaratën e Ishingerit për mundësinë e mbajtjes së një konference të tipit të Dejtonit për Kosovën, Presidenti Sejdiu e cilësoi atë të panevojshme për procesin. Sipas tij deri më tash pala kosovare nuk ka njohuri për këtë dhe as që ka marrë ftesë zyrtare nga Treshja Negocuese për Kosovën.
Shtuar më 10/10/2007, ora 17:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori