BE pas deklarates se Mustafajt: Nuk ka ndryshim te kufijve ne Ballkan
Albeu.com
Ekipi Negociator i Beogradit: Deklaratat e Mustafajt provokime, ai angazhohet per "Shqiperi te madhe". Reagojne edhe Milo, Meta dhe Mitreva. “Këshilli i BE-se është plotësisht i vendosur dhe i qartë se ndryshimet e vetme territoriale në Ballkan mund të jenë të lidhura për çështjen e statusit të Kosovës dhe të marrëdhënieve shtetërore të Serbisë e Malit të Zi, por kjo kurrësesi nuk mund të sjellë ndryshimin e kufijve të vendeve fqinje. Në qëndrimin e BE nuk ka kurrfarë ndryshimesh”. Keshtu ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve ‘Beta’, Kristina Galak zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë të BE-se Havier Solana.

Kete deklarate Galak e ka bere pas deklaratës së shefit të diplomacisë shqiptare Besnik Mustafaj i cili ka thene dje se ‘në rast të ndarjes së Kosovës, Tirana zyrtare nuk mund të garantojë mosndryshimin e kufijve në ato pjesë të rajonit ku jetojnë shqiptarët’. Zëdhënësja e Solanës ka bere publik me kete rast konkluzionet e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-se, të ministrave të Jashtem të Njëzetepesëshes europiane dhe të Grupit të Kontaktit mbi Kosovën. “Qëndrimi eshte plotësisht i qartë: Nuk ka kurrfarë ndryshimesh të kufijeve të shtetit dhe kurrfarë pasojash për tërësinë territoriale të vendeve që janë fqinjë të Kosovës”, tha Galak.

Ora 18:15 Ministrja e Jashtme e Maqedonise, Mitreva reagon ndaj deklarates se ministrit Mustafajt: Shqipëria nuk mund të jape garanci për kufijte e Maqedonisë

Ministrja e Jashtme Maqedonase ka reaguar sot ndaj deklarates se Ministrit te Jashtem Shqiptar, Besnik Mustafaj sipas se cilit “në rast të ndarjes së Kosovës, Shqipëria nuk mund të garantojë mosndryshimin e kufijve të Maqedonisë dhe Kosovës”.

“Maqedonia i garanton vete kufijte e saj. Është kontestuese sesi një shtet fqinjë, në këtë rast si Shqipëria, mund të japë garanci për kufijt e Maqedonisë. Për kufijt tonë, garanci mund të japim vetëm ne, bazuar ne parimet e rregullores ndërkombëtare” tha sot ne Shkup shefja e diplomacise maqedonase Ilinka Mitreva.

Mitreva theksoi se ajo ka zhvilluar nje bisede telefonike me Ministrin Mustafaj gjate se ciles ka theksuar se "Maqedonia është shtet unitar dhe nuk mund të flitet për pjesë, qofshin shqiptare apo maqedonase, por, sipas saj, bëhet fjalë për karakterin e një shteti të vetëm". Zhvillimi i bisedes telefonike eshte konfirmuar dhe nga Ministri Mustafaj i cili e quajti “miqesore” gjithcka u tha mes tij dhe zonjes Mitreva.

Duke u ndalur te ceshtja e Kosoves, Ministrja Mitreva theksoi se  “Maqedonia absolutisht i përmbahet qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, BE-së, Grupit të Kontaktit lidhur me atë se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk mund të bazohet mbi ndarjen e saj, nuk mund të bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, madje as, që mund të bëhet fjalë për bashkimin e Kosovës drejt territoreve të shteteve tjera".

Ora 16:30 Ministri i Jashtem Mustafaj sqaron deklaraten e tij per ceshtjen e Kosoves
Qeveria shqiptare mbeshtet opsionin e nje Kosove te pavarur. Cdo koment tjeter i Ministrit te Jashtem per statusin e saj ka karakter retrospektiv dhe iu referohet periudhave ku qeveria serbe parashikonte si zgjidhje të mundshme edhe ndarjen e Kosovës. Ky eshte sqarimi qe Ministria e Jashtme shqiptare ben per mediat, pas reagimit te disa politikaneve rreth deklarates se Ministrit Mustafaj “se nese Kosova ndahet, Shqiperia nuk jep garanci per mosndryshim kufijsh, jo vetem me Kosoven, por edhe me pjesen shqiptare te Maqedonise”.

Ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Jashtme thuhet shprehimisht se në intervistën e dhene per mediat Ministri Mustafaj ka deklaruar se qeveria shqiptare do te kontribuoje me te gjitha energjite e saj per pavaresine e Kosoves.

Ministria sqaron me tej se Mustafaj ne intervisten e dhene ka nenvizuar se “ndër kushtet apo garancitë që duhet të shoqërojnë pavarësinë e Kosovës, duhet të përfshihet edhe mosndryshimi i kufijve të Kosovës, qoftë në Shqipëri, qoftë edhe me pjesë të ndonjë shteti tjetër”.

Deklarata e dhene dje nga Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj ka nxitur reagimin e dy ish Ministrave te Jashtem, Ilir Metes dhe Paskal Milos.  

Ora 14:00Ekipi Negociator i Beogradit per Statusin e Kosoves, ka reaguar sot ndaj deklarates se shefit te diplomacise se Shqiperise Besnik Mustafaj, i cili ka thene dje se ne rast te ndarjes se Kosoves nuk mund te kete garanci per mosndryshim kufijsh. Sipas Goran Bogdanovic, anetar i ekipit negociator te Beogradit shqiptaret nuk kane hequr dore nga "Shqiperia e madhe".

"Kjo deklarate eshte provokacion qe tregon edhe per aspiratat e pashuara te shqiptareve ne Ballkan. Ata llogarisin se domino-efekti do te bartet nga Kosova ne Maqedoni, gje qe eshte jashtezakonisht e rrezikshme dhe kercenon tere rajonin", ka thene per mediat serbe Bogdanovic.

Nderkaq, ish-ministri i jashtem Ilir Meta e ka kritikuar deklaraten me te fundit te ministrit aktual Mustafaj, se nese Kosova ndahet, Shqiperia nuk jep garanci per mosndryshim kufijsh, jo vetem me Kosoven, por edhe me pjesen shqiptare te Maqedonise. Meta shprehet se ndarja e ketij rajoni sipas etnive nuk gjen mbeshtetje askund dhe cenon stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Ndersa nje tjeter ish-minister i jashtem, Paskal Milo, e deklaron befasuese deklaraten e Mustafajt.
kosova/balkanweb/albeu
Shtuar më 16/03/2006, ora 09:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori