BE nuk aprovon vaksinat kundër Covid-19 të Moderna, Bionteca dhe Pfizer
Agjencia Evropiane e Barnave refuzoi kërkesën e ndërmarrjes farmaceutike gjermane "Biontek" dhe partnerit amerikan "Pfizer" për aprovimin me kusht të vaksinës kundër Covid 19. Po ashtu nuk u pranua të shqyrtohej këto ditë as vaksina e Moderna.

Siç bën të ditur Financial Times, Agjencia Evropiane e Barnave do të japë mendimin e saj për këtë vaksinë në takimin më 29 dhjetor dhe pas kësaj, mendimi do t’u përcillet vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kjo potencialisht vonon shpërndarjen e vaksinave në BE deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Raportohet se BE po ashtu nuk ka aprovuar as vaksinën tjetër. Vlerësimi i vaksinës së rivalit "Moderna" është shtyrë për 12 janar 2021.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn më parë njoftoi se vaksinimi në atë vend mund të fillojë para fundit të këtij viti.

Sidoqoftë, pas kërkesës së refuzuar, ai i ridrejtoi parashikimet në fillim të vitit të ardhshëm.

"Unë mendoj se ne mund të fillojmë vaksinimin më së voni në janar," tha ai.

Gjithsesi vaksina nuk do të jetë në dispozicion për popullatën e gjerë deri në fillim të verës.
Shtuar më 01/12/2020, ora 20:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori