Nesër Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit
Europian do t’i hapë dritën jeshile heqjes së
vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës drejt vendeve të zonës
Shengen.
Marrëveshja është arritur, bëjnë të ditur burime
diplomatike në Bruksel për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, sipas të cilëve dyshimet e hedhura nga vende të tilla si Franca apo Holanda duket se janë tejkaluar.
Megjithatë vendet e Bashkimit
Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën
Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni
Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e
vizave.
Ne shpresojmë në arritjen e konsensusit në mënyrë unanime, bëjnë të ditur burimet
diplomatike nga Brukseli, megjithatë një vend i vetëm nuk mund ta bllokojë vendimin që do të merret me shumicë të kualifikuar.
Shtuar më 07/11/2010,
ora 10:24