BE: Ne Shqiperi te respektohet ndarja e pushteteve
Albeu.com
Zevendesi i Salzmann ne Tirane, ne fjalen e tij tha se: Nxis Ministrine e Drejtesise, Ministrine e Brendshme, perfaqesues te prokurorise dhe autoritetet gjyqesore, qe te kapercejne qendrimet e tanishme konfrontuese dhe te forcojne bashkepunimin.I qarte dhe i prere, zevendesambasadori i BE-se ne Tirane, ka dhene dje nje mesazh te forte per institucionet shqiptare. Nelson gjate fjales se mbajtur ne takimin e djeshem te sesionit plenar konsorciumit nderkombetar, ku ishin te pranishem perfaqesues te institucioneve te prokurorise, gjykatave, ministrise se Drejtesise dhe ministrise se Brendshme si dhe perfaqesues te organizatave shqiptare qe asistojne Shqiperine, dhe nga trupi diplomatik.

Me tej, ai ashperson tonet duke thene se: Deshiroj te theksoj qe qellimi nuk justifikon mjetin, ne kuptimin qe veprimet e shtetit duhet te kryhen gjithmone sipas shtetit ligjor dhe ndarja e pushteteve duhet te respektohet plotesisht. Kjo deklarate, vjen ne kontekstin e zhvillimeve me te fundit te ndryshimeve qe kerkon te beje qeveria e re. Duket se zyrtari i BE-se, ka marre shkas nga qendrimet e kryeministrit Berisha ne Parlament ne lidhje me Prokurorine e Pergjithshme, dhe deshiren qe ajo te behet pjese e ekzekutivit apo edhe procese te tjera reformuese qe perfshijne sistemin e drejtesise dhe qeverine. Jo pa arsye, Nelson ka permendur prokurorine, gjykatat, Ministrine e Drejtesise dhe ministrine e Brendshme dhe ka permendur termin “qendrimet e tanishme konfrontuese”. Dhe ne fund, si per t’i dhene tonin gjithckaje qe ai dha ne forme keshille, zyrtari i BE-se deklaron se: “ndarja e pushteteve duhet te respektohet plotesisht”.



Deklaratat e ambasadores se SHBA-Se

Po dje ne kete takim, ka mbajtur nje fjalim edhe ambasadorja e SHBA-Se ne Tirane, Marsi Rise. Ajo tha se qe nga viti 2001, Konsorciumi Nderkombetar, ka ndihmuar qeverine shqiptare, bashkesine e donatoreve, si edhe eksperte te zbatimit te ligjit per te zhvilluar strategji per modernizimin e sektorit te drejtesise penale te Shqiperise dhe ka qene i dobishem per te monitoruar zbatimin e ketyre strategjive. Ajo me pas, ka permendur ate qe e ka quajtur sukses ne kater vite te punes se ketij organi joformal. Ngritja e Sistemit te Menaxhimit Total te Informacionit nepermjet mbeshtetjes dhe financimit te perbashket te qeverise se SHBA-Se dhe BE-se. Vendosja e lidhjeve nepermjet te gjitha pikave kufitare me policine dhe prokurorine, do te permiresoje shume kontrollin e kufijve, menaxhimin e rasteve, analizen e materialeve te zbulimit penal si edhe aksesin ndaj bazave te te dhenave kriminale. Bashkepunimi midis agjencive te zbatimit te ligjit dhe donatoreve, per te permiresuar sigurine ne portet e hyrjes, per ta vendosur menaxhimin shqiptar te kufijve ne perputhje me standardet nderkombetare. Permiresimi i trainimit ne Akademine dhe Institutin e Policise. Bashkerendimi midis eksperteve ligjore ne Grupin e Punes te Reformes Ligjore te Konsorciumit, per te siguruar qe ligjet dhe rregullat mbeshtesin nje sistem te efektshem dhe te ndershem te drejtesise penale.


SHISH perballe permbysjes se madhe


Kryeministri Sali Berisha pritet shume shpejt te permbyse kupolen drejtuese te Sherbimit Informativ Shteteror. Burime te besueshme brenda Kryeministrise bejne te ditur per “Gazeten” se gjate diteve qe vijne do te kete ndryshim te titullareve drejtues te Sherbimit Sekret shqiptar. Sipas po te njejtave burime, eshte percaktuar edhe emri i zyrtarit qe do te zevendesoje kreun aktual te SHISH-it, Bahri Shaqiri. Emri i pasuesit te Shaqirit ne kete funksion nuk behet publik, por ai pritet shume shpejt te jete ne tryezen e Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Sipas nenit 92 te Kushtetutes, me propozim te Kryeministrit, Presidenti emeron drejtorin e SHISH-it. Ndryshime te drejtuesve te SHISH-it pritet te kete edhe per nje sere drejtorish te kesaj strukture.



Reforma

Ndryshimet ne nivelet e larta drejtuese te SHISH-it do te jene pjese e nje reforme qe po pergatit qeveria, lidhur me Sherbimin Sekret. Reforma parashikon kalimin e SHISH-it ne varesi te Ministrise se Brendshme. Zyrtare te Kryeministrise bejne te ditur se reforma parashikon qe vetem Sherbimi i Brendshem do te jete pjese e Ministrise se Brendshme, ndersa ai i Jashtem do te operoje me vete. Burime te besueshme bejne te ditur se i gjithe ky proces pritet te finalizohet deri ne fund te dhjetorit. Duke qene se Sherbimi i Brendshem do te ndahet nga ai i Jashtem, behet e ditur se edhe drejtimi do te jete i ndare. Kjo do te sjelle edhe ndryshimet e thella ne kupolen drejtuese te SHISH-it.



Kryeministri

Pak jave me pare, ne emisionin “OPINION”, kryeministri deklaroi se reforma ne SHISH nuk do te kete nevoje per konsensusin e Presidentit, Moisiu. Kryeministri beri te qarte se SHISH-i do t’i nenshtrohet reformes, e cila synon sipas tij qe Shqiperia te kete Sherbim te Jashtem e te Brendshem. “SHISH-i eshte dege e ekzekutivit ne te gjithe boten. Kryeministri ka mandat qe te marre vendimin qe ai e konsideron se duhet te marre. Kryeministri nuk ka nevoje per konsensusin e Presidentit. Ai rregull qe eshte per emerimin e ministrit vlen per te gjitha emerimet e Kryeministrit”,- ka deklaruar Berisha. Ky reagim i kryeministrit erdhi pas nje deklarate te bere nga presidenti, se hapat per reformen ne SHISH “duhet te jene te menduara dhe te peshuara mire, duke pare dhe pervojen e hidhur te se kaluares”.



Zyra e Kryeministrit

Organizimi i nje sherbimi informativ te jashtem ne varesi te Kryeministrit dhe Sherbimit Informativ te Brendshem qe varet nga ministri i Brendshem, por qe nuk eshte pjese e Ministrise se Brendshme, sipas eksperteve duhet te jete ne varesi te nje Komiteti ne zyren e Kryeministrit. Secili sherbim komunikon nepermjet eproreve te vet ne zyren e Kryeministrit, nga ku merren detyrat, merren pergjegjesite dhe jepet llogari dhe nuk interferojne ne punen e njeri- tjetrit.





Kuvendi I kerkon

Qeverise qe te ristrukturoje dhe te reformoje Sherbimin Informativ te Shtetit dhe kuadrin e tij normativ, me qellim perfshirjen e tij te efektshme ne luften kunder korrupsionit.



Reforma

Zyrtare te Kryeministrise bejne te ditur se reforma parashikon qe vetem Sherbimi i Brendshem do te jete pjese e Ministrise se Brendshme, ndersa ai i Jashtem do te operoje me vete.



Konsensusi

Kryeministri ka deklaruar se reforma ne SHISH nuk do te kete nevoje per konsensusin e Presidentit Moisiu. SHISH-i do t’i nenshtrohet reformes, e cila synon sipas tij qe Shqiperia te kete Sherbim te Jashtem e te Brendshem.
nga Altin Kreka/Armando Meta, Gazeta Shqiptare
Shtuar më 18/11/2005, ora 15:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori