BE: Ne nuk detyrojmë akskënd që të importojë plehra
Komisioni Europian nuk detyron akskënd që të importojë mbeturina drejt vendit të tij. Kështu është shprehur në një intervistë për televizionin “Top-Chanell” zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano.

Në këtë interviste ai tha se nje ligj per menaxhimin e mbetjeve ishte vertet i nevojshem, por se KE nuk i kishte diktuar kushte dhe nene të veçanta për importin e mbetjeve'.

"Siç e dini, miratimi i ketij ligji ishte në kuader të pershtatjes së legjislacionit shqiptar me atë europian. Ajo çfare duhet të kemi parasysh është që Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokënd që të importojë mbeturina.
Ne nuk vendosim rregulla se çfare ju duhet te importoni dhe ne çfare menyre t'i importoni. Këto norma apo rregulla europiane kane një procedure strikte mbi menaxhimin e mbeturinave në pergjithesi, por me pas, ne kete rast, i takon vete vendit te percaktojne se cfare importon, si e importon dhe ju vendosni per kete sipas rastit. Pra, BE nuk nderhyn në këtë çeshtje, por ajo që ne themi është se nevojitet një ligj i tille", tha Peter Stano për gazetaren./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori