BE: Marreveshja, ndoshta ne vitin 2009
Albeu.com
Negociatat per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit pritet te mbarojne ne muajt janar ose shkurt, nenshkrimi i saj ne prill, ndersa ratifikimi nga 25 vendet anetare, sipas BE-se, do te marre dy ose tre vjet duke bere qe ajo te mbyllet plotesisht, ndoshta ne vitin 2009."Kushtezimi eshte celesi i strategjise te BE-se ne lidhje me vendet te cilave iu eshte premtuar anetaresimi", theksoi qe ne fillim te fjales se tij, Komisioneri Ren, ndersa prezantonte dje ne Komisionin Evropian ne Bruksel raportet e regullta per Turqine, Kroacine, Shqiperine, si dhe opinionin pozitiv per Maqedonine. I shtrenguar nga opinionet negative te qytetareve te vendeve anetare te BE-se ne lidhje me zgjerimin, Oli Ren u ndal gjate tek fjala "kusht", per te qetesuar evropianet ne lidhje me friken qe kane per vende te papergatitura akoma per t'iu bashkangjitur BE-se.

Per Shqiperine, e cila ndodhet akoma ne fazen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, Ren premtoi se ky proces pritet te perfundoje ne te ardhmen e afert. "Nderkohe, ne duam te shfrytezojme muajt e ardhshem per te pare se sa progres do te realizohet ne terma konkrete dhe ne lidhje me reformat legjislative, ekonomike dhe politike ne vend, para se te permbyllen negociatat per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit", kushtezoi komisioneri. Gjate fjales se tij, ai nuk e permendi kurre fjalen 'mbyllje e marreveshjes', por vetem te negociatave, pasi praktikisht, Marreveshja do vite te mbyllet plotesisht.

"Eksperienca me vendet e tjera na ka treguar se ratifikimi, tashme nga 25 vende anetare te BE-se, perfshire dhe Shqiperine, merr me shume se 2 ose 3 vjet kohe", rrefeu dje Karlo Natale, shefi i sektorit politik dhe ekonomik prane delegacionit te BE-se ne Tirane. "Negociatat, per te cilat kane mbetur vetem disa regullime teksti, pritet te perfundojne ne janar ose ne shkurt, ndersa ne prill mund te realizohet nenshkrimi i Marreveshjes, gjate Presidences austriake", rrefyen per Gazeten "Korrieri" burime ne Bruksel. Parafim, nenshkrim ratifikim, me fjalorin teknik te Brukselit, keto perkthehen ne vite. Sidoqofte, nuk mohoet leshimi i BE-se, pas zgjedhjeve dhe rotacionit paqesor, te pakten per mbylljen e negociatave dhe nenshkrimin, ndoshta ne pranvere. "Megjithese Marreveshja do vite te ratifikohet, nje pjese e saj, ajo ekonomike pershembull, hyn ne fuqi pas nenshkrimit", sqaronte Karlo Natale, dje ne Tirane, gjate prezantimit te raportit. Me titullin "Shqiperia, raporti i Progresit 2005", dokumenti gati 100 faqesh i publikuar njekohesisht ne Bruksel dhe Tirane permban te njejtat kritika si dy te meparshmit, duke evidentuar sidoqofte pak progres. Kjo sepse analiza perfshin qeverine e meparshme dhe punen e saj, dhe vetem javet e para te punes te qeverise "Berisha" deri me 30 shtator. Nga ku dhe pritja nga ana e Komisionit, e rezultateve konkrete te qeverise aktuale, para mbylljes se negociatave."Dua te nenvizoj se MSA-ja eshte vetem hapi i pare ne procesin e para-anetaresimit, apo ate te anetaresimit dhe me duhet te sqaroj se kriteret e mbylljes se Marreveshjes nuk jane te krahasueshme me kriteret qe Komisioni mat kur flitet per opinion si ne rastin e Maqedonise, per te mos folur per ato qe kerkohen ne rastet e hapjes se negociatave per anetaresim", sqaroi dje Komisioneri Ren, duke shtruar qarte rrugen e gjate te Shqiperise jo vetem deri ne vitin 2009, por edhe pas tij.

Vleresime te pergjithshme:

Situata politike: Shqiperia ka bere progres ne perforcimin e institucioneve te administrates publike dhe te gjyqesorit, por nevojitet implementimi me me shume energji i strategjive dhe ligjeve per permiresimin e funksionimit te tyre. Jane bere perpjekje per te luftuar korrupsionin dhe per te permiresuar te drejtat e njeriut, por nevojitet angazhim i metejshem per te arritur rezultate domethenese. Shqiperia ka vazhduar te luaje nje rol pozitiv, si politik ashtu edhe tregetar, ne rajon.

Parlamenti: Mbetet qendra e shkembimeve politike...konfrontimet politike kane penguar konsensusin per ceshtjet e reformave duke ngadalesuar progresin. Nevojitet nje reforme zgjedhore e metejshme

Qeveria: Ka zhvilluar strategji madhore dhe mjete ko-ordinimi te rendesishme per progresin europian. Ne shume raste nevojitet me shume energji dhe angazhim per te permbushur rezultate konkrete. Ministria e Integrimit eshte perforcuar, por ka nevoje per me shume burime ne menyre qe te permiresoje udheheqjen dhe koordinimin ne ceshtjet europiane. Shkrirja e disa ministrive mund te permiresoje ko-ordinimin ne fushat perkatese, por duhet bere kujdes per te siguruar kontrollin e duhur 'checks and balances'.

Administrata publike: Eshte permiresuar mbikqyrja, rekrutimi dhe trajnimi i administrates publike dhe jane marre hapa per te rritur kuadrin ligjor. Tashme nevojitet ndarja e pershtatshme mes niveleve politike dhe atyre administrative...

Sistemi gjyqesor: Progres eshte bere ne permiresimin e funksionimit te sistemit gjyqesor shqiptar. Trajnimi i gjyqetareve dhe prokuroreve eshte permiresuar dhe duhet ndjekur tashme nga hapa te tjere per te siguruar pavaresine e tyre si dhe kushte me te mira punesimi per stafin gjyqesor. Nevojiten me shume masa per rritjen e transparences gjyqesore. Niveli i ekzekutimeve gjyqesore mbetet relativisht i ulet.

Lufta kunder korrupsionit: Jane bere disa perpjekje: eshte adpotuar legjislacioni i ri mbi konfliktin e interesave; me shume zyrtare publike jane ndjekur per korrupsion dhe aksione te forta jane kryer kunder korrupsionit ne polici. Prapeseprape, rezultatet e prekshme mbeten te kufizuara: perpjekje te metejshme dhe te konsiderueshme nevojiten per te perfocuar legjislacionin aktual dhe per te miratuar masa te reja ne nje linje me planin e aksionit anti-korrupsion, rekomandimet e GRECO dhe konventant nderkombetare anti-korrupsion.

Te drejtat e njeriut: Shqiperia ka bere disa perpjekje per te permiresuar kushtet e te burgosurve, me nje kod te ri sjelljeje dhe ligje kontrolli te brendshen per te burgosurit, por infrastruktura e papershtatshme nepermjet kushteve fizike mbetet e varfer. Njohja dhe perforcimi i ligjeve te brendshme dhe konventave nderkombetare per trajtimin e te burgosurve duhet permiresuar. Eshte shenuar progres ligjor per perforcimin e te drejtave te prones, por zbatimi duhet te shpejtohet shume. Shqiperia eshte nje shembull i tolerances fetare, por nevojitet progres i metejshem per te arritur standartet nderkombetare ne lidhje me te drejtat e njeriut dhe te minoriteteve.
nga Ernest Bunguri ([email protected]), Korrieri
Shtuar më 11/11/2005, ora 14:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori