BE letër kryeministrit Rama: Turku Selami Simsek të mos ekstradohet!
Pas vendimit për liri nga Gjykata e Apelit në Tiranë për shtetasin turk Selami Simsek, Eurodeputetja Romona Strugariu ka një thirrje për kryeministrin Edi Rama.

Strugariu shkruan në Tëitter si i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe i kërkon që shtetasi turk Selami Simsek të mos ekstradohet.

Ajo shkruan se bashkë me disa eurodeputetë të tjerë i kanë shkruar kryeministrit Rama dhe misionit diplomatik të Shqipërisë në BE që të sigurojnë një gjykim të drejtë në vendin tonë për Simsek, por që ai të mos ekstradohet në Turqi.

Eurodeputetja shkruan se rastet e përsëritura të mosrespektimit të të drejtave të njeriut mund të kenë ndikim serioz në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Selami Simsek ka bërë edhe kërkesë për azil në vendin tonë, të cilën e dorëzoi me postë tek Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit.

Në kërkesën për azil, Simsek shprehet se në vendin e tij, në Turqi atij i rrezikohet jeta, pasi e konsiderojnë mbështetës të lëvizjes së klerikut, Fetullah Gylen. /albeu.com/



Shtuar më 18/09/2020, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori