BE: Kosova nuk do të copëtohet
Albeu.com
Integriteti territorial i Kosovёs duhet tё respektohet nё tёrёsi. Cilado zgjidhje e statusit qё mund tё rezultojё nё copёtimin e Kosovёs, ndarjen e saj apo bashkimin me ndonjё shtet fqinj do tё jetё e papranueshme. Kёtё e ka thёnё 25-shja evropiane pas takimit nё nivel tё ministrave tё jashtёm. Kёshilli i ministrave ka diskutuar dje direktivat e procesit tё negociatave tё statusit tё Kosovёs sё bashku me kryenegociatorin Marti Ahtisarin i cili, siç bёhet e ditur, ka informuar ministrat se sё shpejti do tё vizitojё Prishtinёn dhe Beogradin si dhe, siç ёshtё shprehur ai, “tri vendet fqinje”. Ekipit tё Ahtisarit zyrtarisht iu bashkangjit edhe Stefan Lehne, kёshilltari i Havier Solanёs pёr Ballkan i cili sot edhe zyrtarisht u emёrua pёr tё dёrguarin e posaçёm tё Bashkimit Evropian nё procesin negociator tё statusit tё Kosovёs. Ministri i jashtёm britanik Jack Straw vendi i tё cilit kryeson me Bashkimin Evropian tha se Marti Ahtisari ka hezituar qё tё manipulojё me afatin kohor tё tёrё procesit por se ka insistuar qё procesi tё nisё sa mё shpejtё qё ёshtё e mundur. Ish presidenti finlandez dje gjithashtu u takua me sekretarin e pёrgjithshёm tё NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Ky takim ёshtё realizuar me kёrkesёn e kreut tё NATO-s, sepse ai ka dёshiruar qё nga Ahtisari personalisht tё dёgjojё se cili mund tё jetё roli i aleancёs nё procesn e negociatave. Pas kёtij takimi pritet qё NATO-ja tё vendosё nёse do emёrojё tё dёrguarin nё negociatat e statusit tё Kosovёs. rtk
Shtuar më 08/11/2005, ora 15:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori