BE kerkon nga Serbia të përmbahet nga retorika luftënxitëse
Albeu.com
Udhëheqësit politikë të Serbisë duhet të konfirmojnë përkushtimin ndaj perspektivës evropiane dhe t'i plotësojnë kushtet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, konsideron presidenca sllovene e BE-së.Në komunikatën nga takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, thuhet se Serbia gjithashtu duhet të përmbahet nga “retorika luftënxitëse ose aktivitetet, të cilat mund ta rrezikojnë situatën e sigurisë në rajon”. Sllovenia, në cilësinë e kryesuesit të BE-së gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të përfshihet në bashkëpunimin rajonal.
Shtuar më 30/03/2008, ora 17:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori