BE kercenon: Deri te premten pranoni planin
Pëlqej
Albeu.com
Çështja e shtrirjes së EULEX-it në Kosovë dhe propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, është vënë në qendër të vëmendjes së shtypit gjerman.E përditshmja “Frankfurter Rundshchau” shkruan se Bashkimi Evropian i ka vënë ultimatum Prishtinës zyrtare që deri ditën e Premte të jap pëlqimin lidhur me propozimin e Moon.

Ndërkohë, “Die Welt” se misioni i BE-së mendohet të jetë më i madhi në historinë e saj. Bëhet e ditur se tashmë 600 zyrtarë evropianë kanë zbarkuar në Kosovë. Çdo javë zbarkojnë nga 80 zyrtarë të tjerë. Ndërkohë, deri në dhjetor, në Kosovë do të numërohen të kenë zbarkuar 1400 pjesëtarë të misionit evropian që konsiderohet më i madhi në historinë Bashkimit Evropian.
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori