BE ka përgatitur projektligjin e dokumentit për çështjen e Kosovës
Albeu.com
Bashkimi Evropian ka përgatitur projektligjin e dokumentit për çështjen e Kosovës. Në këtë dokument, nga palët e përfshira në procesin e statusit, kërkohet që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese. Dokumenti pritet të miratohet nga ministrat e Jashtëm të vendeve-anëtare, gjatë një takimi që do të mbahet sot e nesër në Luksemburg.

Dokumenti kërkon gjithashtu që palët të bashkëpunojnë, në mënyrë konstruktive, me kryenegociatorin Marti Ahtisari.
Shtuar më 16/10/2006, ora 11:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori