BE: Jo ndarjes dhe rinegocimit te statusit te Kosoves
Albeu.com
Në Bashkimin Evropian dominon qëndrimi se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duhet përjashtuar mundësia e ndarjes së Kosovës dhe rinegocimi i statusit.Sipas radios “Evropa e lirë”, edhe Bashkimi Evropian është në pritje të mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe pritet që pas shpalljes së këtij vendimi, edhe BE-ja të dalë me një komunikatë se si e sheh procesin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit pas kësaj. Burime diplomatike në Bashkimin Evropian thonë se ka përpjekje midis shteteve anëtare që të përpilohet një qëndrim i përbashkët, për të bërë ftesë për një dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të përqendrohej në zgjidhjen e disa problemeve praktike. Por siç dihet, në Bashkimin Evropian ka edhe shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kështu që ato e shohin si rinegocimin e statusit të Kosovës.
Shtuar më 20/07/2010, ora 11:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori