BE jep 12 mln euro për bashkëpunimin ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri
Bashkimi Evropian do të ndajë rreth 12 milionë euro për programin e ri ndërkufitar IPA midis Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë për periudhën 2014-2020, prej të cilave 10.710.000 euro janë parashikuar për fituesit e granteve, të cilët do të parashtrojnë projekt-ide.

Programi i ri IPA, për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, do të promovohet sot në Strugë në prani të përfaqësuesve të qeverive të dy shteteve. Qëllimi i programit është të stimulohet zhvillim më i balancuar, inkluziv dhe i qëndrueshëm socio-ekonomik i rajonit ndërkufitar.

Programi fokusohet në tri prioritete të rregullativës IPA 2: stimulimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimi i konkurrencës, ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimit të aftësimit të ndryshimeve klimaterike dhe migrimit, mbrojtjes dhe ballafaqimit me rrezikun. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2015, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori