BE-ja, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perendimor
Në kuader te vizites se tij ne Gjermani, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit sot nga Zv. Presidenti i Bundestagut z. Johannes Singhammer, njëkohësisht përfaqësues i partise Kristian Sociale CSU nga Landi i Bavarise.

Kryetari i Kuvendit Z. Meta shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme te Gjermanise dhe per vemendjen qe Bundestagu i kushton progresit te Shqiperise dhe rajonit. Ne kete drejtim z. Meta shprehu vullnetin per ti forcuar me tej marredheniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve, me qellim pershpejtimit te axhendes evropiane te Ballkanit Perendimor.



"Ne e vleresojme mbeshtetjen e Gjermanise ne permbushjen e aspiratave te Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian" u shpreh Meta .

Singhammer dhe z. Meta ndane bindjen se e ardhmja e te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian. Ne kete drejtim, z. Meta theksoi se diplomacia parlamentare merr nje rendesi te vecante si ne rritjen e bashkepunimit rajonal, ashtu edhe ne thellimin e proceseve integruese te vendeve te rajonit drejt Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, z. Singhammer beri nje vleresim te vecante per politiken rajonale te Shqiperise duke vleresuar kontributin e vecante te Tiranes ne forcimin e stabilitetit te rajonit.


"Kemi ndjekur me respekt ecurine e zgjedhjeve te qershorit dhe progresin pozitiv ne kuader te proceseve demokratizuese ne Shqiperi" u shpreh Singhammer.

Singhammer pasi vleresoi progres raportin pozitiv per Shqiperine, theksoi se "vendi juaj vleresohet me ndjenja pozitive ne Gjermani, sidomos ne Landin e Bavarise qe ushqen nje miqesi te vjeter per popullin shqiptar. Shqiperia do te behet nje dite anetare e BE sepse vendi juaj eshte ne zemer te Evropes".


Shtuar më 03/12/2013, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori