BE-ja dhe KS-ja pro rezolutës së re, Rusia ende në të sajën
Albeu.com
Në takimin që u mbajt dje dhe përfundoi mbrëmë vonë në New York, shumica e anëtarëve të KS, me përjashtim të Rusisë, mbështetën projektrezolutën e re për Kosovën, e cila shtynë procesin edhe për 4 muaj, për t'i dhënë edhe një mundësi negociatave rreth statusit përfundimtar.Pas takimit ata dolën me qëndrime dalluese; perëndimorët mbështetën draftin e ri dhe përfundimisht pavarësinë e Kosovës, ndërkaq ambasadori rus edhe variantin e e ri të rezolutëse quajti të papranueshëm.
Projektrezoluta, me disa modifikime vazhdon të jetë mbështetëse e thelbit të propozimit të Martti Ahtisaarit, dhe njëkohësisht, nëse negociatat e reja nuk do të japin rezultate, përcakton që me automatizëm apo si një mundësi të parazgjedhur hyrjen në fuqi të propozimit të Ahtisaarit që parasheh pavarësinë e Kosovës, me një periudhë të mbikëqyrjes ndërkombëtare

Konkluzion i takimit të mbrëmshëm ishte se bashkësponsorët, por edhe të gjithë ekspertët e vendeve anëtarë të Këshillit të Sigurimit, do të takohen të hënën për të harmonizuar më tej tekstin, apo për të marrë mendimet e kryeqyteteve të tyre rreth variantit përfundimtar.

Ende nuk është dhënë një datë e votimit, megjithatë nuk parashihet një votë para takimit pas një jave midis presidentëve amerikan dhe rus, George Bush dhe Vladimir Putin.
Shtuar më 25/06/2007, ora 09:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori