BE i mbylli Shqipërisë, Manastirliu tregon kur mund të ndryshojë ky vendim
BE i mbylli kufijtë Shqipërisë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 pas hapjes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka komentuar vendimin e BE-së për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë.

E ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Manastirliu tha se BE ka përdorur vetëm kriterin epidemiologjik të situatës në dy javët e fundit për hapjen e kufijve.

Ajo sqaroi se pas dy javësh do të ketë një tjetër vlerësim nga BE, lidhur me këtë çështje.

“Është një vendim që do të vlerësohet sërish dy javë më pas. Vlerësimi që është bërë, është një kriter puro epidemiologjik. Kriteri që Evropa ka vendosur numrin e rasteve të prekura për 100 mijë banor në dy javët e fundit”, tha ajo.
Shtuar më 03/07/2020, ora 23:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori