BE i kerkon Serbise marredhenie pragmatike me Kosoven
Albeu.com
Zëvendësshefi i delegacionit të Bashkimit Evropian më Serbi Adriano Martins ka deklaruar se marrëdhëniet e mira të Serbisë dhe Kosovës janë shumë të rëndësishme për pengimin e kriminalitetit dhe trafikimit në rajon.
"Marrëdhëniet e mira janë jashtëzakonisht të rëndësishme, kurse ato nuk kanë kurrfarë lidhjeje dhe në asnjë mënyrë nuk prejudikojnë statusin. Ato janë neutrale në kuptimin e statusit", ka thënë Martins gjatë një konference në doganat e Serbisë. Ai ka thënë se BE nuk i shtron si kusht Serbisë që në ç'mënyrë të bashkëpunojë me Kosovën për të përmbushur kushtet për t'u anëtarësuar në bashkësinë evropiane. Ndërkaq drejtori i Doganave të Serbisë Predrag Petronijeviq ka thënë se dogana "kufirin administrativ me Kosovën nuk e trajton si kufi ndërshtetëror".
Shtuar më 10/03/2010, ora 18:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori