Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, reagon Lulzim Basha

Ndërsa qeveria shqiptare vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me Iranin, vendin e dyshuar se kreu sulmin kibernetik ndaj e-albania dhe platformave të tjera online të qeverisë, ka reaguar ish-kreu I PD-së Lulzim Basha.

Basha përmes një postimi në Twitter shprehet se ky sulm tregoi edhe njëherë rëndësinë jetike të NATO-s për sigurinë tonë.

 

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për të kërkuar llogari Iranin për të parandaluar kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Basha.


Shtuar 7.09.2022 15:48