BE hap thesin për Shqipërinë: Dhuron fondin prej 103.3 milionë euro për COVID-19
Bashkimi Europian do të akordojë 103,3 milionë euro për Shqipërinë për të përballuar pasojat e pandemisë së Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë përballë krizës së Covid-19.

Ndrkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca e konsideroi fondin si mundësi për përballimin e sfidave ekonomike dhe shoqërore aktuale dhe në të ardhmen.

Shtuar më 12/11/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori