BE ende këmbëngul në konsensus për Kosovën
Albeu.com
BE-ja konsideron se për zgjidhjen e statusit është më se e nevojshme marrëveshja ndërkombëtare. Brukseli kërkon rol më të fuqishëm në negociatat e reja mes Prishtinës dhe Beogradit, thonë diplomatët perëndimorë. Qëllimi i BE-së është që procesi i statusit, të miratohet me konsensus. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, në këtë kontekst është takuar dje me presidentin serb Tadiq, ndërsa të mërkurën në Bruksel pritet të shkojnë presidenti Sejdiu dhe kryeministri Çeku, njoftojnë burimet.
Shtuar më 07/07/2007, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori